AAB dhe Postë dhe Telekomi i Kosovës sot kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi, e cila do të mundësojë promovimin, përkrahjen dhe ngritjen e bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik.
Kjo marrëveshje ka për qëllim ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes të AAB dhe Postës dhe Telekomit të Kosovës me pikësynim përkrahjen e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovarë, si dhe në krijimin e një ambienti më të volitshëm ekonomik.
“Studentët e AAB-se do të kenë mundësi që të angazhohen në kryerjen e punës praktike në PTK, me qëllim të aftësimit të tyre profesional, gjenerimit të punësimit dhe zvogëlimit të papunësisë”, ka thënë drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Njëherësh, kjo marrëveshje do të mundësojë që AAB dhe PTK-së të shkëmbejnë ekspertët dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara ekonomike me qëllim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta.
Ndërsa nga ana e saj, dekanja e Fakultetit Ekonomik në AAB, Vjollca Hasani, ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, AAB dhe PTK pajtohen që të realizojnë projekte të përbashkëta ekonomike.
“AAB dhe PTK synojnë realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social në Kosovë, hartimin e analizave të kërkimit të tregut dhe në rastet kur bashkëpunimi është i mundshëm të paraqesin ofertën e përbashkët dhe të këmbejnë informatat e domosdoshme për implementimin e projekteve”, ka theksuar Vjollca Hasani.
AAB dhe PTK nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi
NGA KATEGORIA