Shumë femra përfshihen ndonjëherë nga paniku se vagina e tyre mund të zgjerohet nëse kryejnë shumë shpesh seks apo me partnerë të shumtë.
Qetësohuni! Nuk është aspak e vërtetë.
Një studim i bërë nga Universiteti Northëestern thotë se vagina disa minuta pas seksit rikthehet në gjendjen e saj natyrale duke “u ngushtuar”.
Ajo është elastike si çdo pjesë tjetër e trupit dhe ka aftësinë që të zgjerohet dhe ngushtohetpor gjithmonë rifiton pozicionin e saj normal.
Vagina mund të përshtatet me penisin më të madh që ekziston, por edhe më të voglin.
Mos harroni, vagina mund të zgjerohet aq shumë sa që nxjerr një fëmijë.
Kur femra është e eksituar, vagjina kalon nëpërmjet disa ndryshime të mëdha fizike.
Qarkullimi i shtuar i gjakut në rajonin gjenital ndihmon në lubrifikimin e mureve “të rrudhura” të vagjinës, dhe kur të ndodhë kjo, ato “rrudha” sikur “lirohen” pak, indet lirohen, prandaj krijon vend krejtësisht të mjaftueshëm për penisin, pa marrë parasysh madhësinë.
Nëse partneri ka penis mjaft të madh, ekspertët rekomandojnë që në raste të tilla femrat të përdorin lubrifikantë shtesë, madje ndonjë i cili ka bazë ujore: “Vagina bëhet “e rrëshqitshme, ndërkaq seksi më komod, më i këndshëm dhe më argëtues”.