A u dorëzua Edi Rama nga Ballkani i Hapur?

E publikuar: 02/07/2023 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E tha me zë e figurë, ai që më së paku pritej.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha shtunën për nismën rajonale “Ballkani i Hapur” se kreu misionin për të cilin u krijua. Rama i bëri këto komente si njëri nga ithtarët më të mëdhenj të saj.

Në të, morën pjesë Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, por jo edhe tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në krye me Kosovën, Malin e Zi e Bosnjë dhe Hercegovinën.

Edhe pse treshja pjesëmarrëse arriti ujdi tregtare mes vete, nuk arriti që ta mbajë gjallë iniciativën pa treshen tjetër. Asllan Bajrami si ish-gazetar në Tiranë, shton se kryeqeveritari shqiptar kështu deshi të ndihmojë Prishtinën zyrtare për situatën aktuale.

Njëfarë dështimi i Ballkanit të Hapur u prit edhe në Shkup, si shpërqendrim nga telashet politike.

6 shtetet e Ballkanit, vlerësohet se tash duhet kthyer sytë kah “Procesi i Berlinit”, që vjeshtën e këtij viti nikoqir do ta ketë kryeqendrën shqiptare.