A u dëmtuan të dhënat tona? Ekspertët tregojnë pasojat që la “defekti global”

E publikuar: 19/07/2024 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti i Sigurisë, Besmir Semanaj dhe eksperti i teknoligjisë së informacionit, Gerond Taçi, kanë zbuluar në emisionin “Review” në Euronews Albania disa nga problematikat që la defekti global teknologjik i ditës së sotme, por edhe arsyet pse disa subjekte nuk u prekën.

Taçi tregoi skemën e funksionimit të sistemeve kompjuterike, ku tregoi disa nga arsyet se përse një pjesë e përdoruesve nuk u prekën nga ky defekt.

Nga ana tjetër, Semanaj tha se do të duhet pak kohë që të rikuperohet infrastruktura globale pas këtij defekti.

Ai shtoi se të dhënat tona nuk u dëmtuan, përveç disa informacioneve që sipas tij ishin në Back Lock.

“Unë po bëj një ndarje të madhe. Dy ndarjet më të mëdha janë Linuks, Windoës. Kush është sistemi i operimit. Nëse unë nuk kam përzgjedhur sistemin Microsoft, por kam përzgjedhur sistemet Linuks për të administruar infrastrukturën time, atëherë unë jam i paprekur. Nëse unë do e ndaja akoma më shumë, nëse do të përdorja sistemet Mekendtaurs atëherë jam i paprekur. Pra varet se kush ka paguar teknologjikë e ndërthurur Microsoft, Windows me Crall Staik. Të gjitha kompanitë kanë pasur këtë kontratë”, tha Taçi.

“Pra do të duhet pak kohë që të rikuperohet e gjithë infrastruktura globale. Por nuk kemi të dhëna të dëmtuara. E vetmja gjë që mund të jetë dëmtuar janë kërkesat, transaksionet, fluturimet e shtyra që kanë ngelur në Back Lock”, tha Semanaj.