A po zhvillon tash teatër n’Kuvend AAK? Aksioni simbolik i tyre drejt Qeverisë: E harruat policinë

E publikuar: 12/10/2023 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para fillimit të seancës, deputetët e AAK-së kanë shpërndarë disa letra në ulëset e deputetëve të VV-së dhe në ulëset e ministrave të Qeverisë.

Në to shkruan “e harruat policinë”.

Një letër e tillë i është vendosur edhe kryeparlamentarit Konjufca.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ka kursyer batuat me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“A pi donë disa gërshërë se më dhëmb është vështirë me këput ngjitësin”, “Vështirë është me ja gjet fijen”, ishin batutat e Konjufcës drejtuar Tahirit të AAK-së.

Kjo seancë u bojkotua nga deputetët e LVV-së.