Njohësit i integrimeve evropiane, Avni Mazreku ka thënë se shteti i Kosovës nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Ai në një intervistë për ‘Epokën e re” tha se BE-ja nuk është duke u treguar e padrejtë me Kosovën, duke mohuar se është duke përdorur standarde të dyfishta.
Mazreku shprehet se pikërisht kriza politike e shkaktuar nga pozita dhe opozita, si dhe mungesa e vullnetit politik të spektrit aktual në Kosovë, kanë ndikuar në ngecjen e këtij procesi.
Megjithatë, ai shprehet se nëse ka vullnet që kriteret të plotësohen, qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin pa viza në pjesën e dytë të vitit 2016.
A po tregohet BE-ja e padrejtë me qytetarët e Kosovës
NGA KATEGORIA