​A po shpërngulet Nicole Kidman në Evropë pa bashkëshortin e saj?

E publikuar: 26/07/2025 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Hollywood-it, Nicole Kidman, ka aplikuar për qëndrim të përhershëm në Portugali, duke shkaktuar spekulime se ajo synon të qëndrojë në Evropë për një periudhë më të gjatë kohore.

Sipas medias portugeze SIC Notícias, fituesja e famshme e çmimit Oscar ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në Agjencinë për Integrim, Migrim dhe Azil, raporton KosovaPress.

Ky veprim vjen pasi Kidman u pa në aeroportin Tires në Cascais, një periferi luksoze bregdetare të Lisbonës.

Raportimet e medias sugjerojnë se ajo po kërkon pasuri të paluajtshme në kompleksin ekskluziv Costa Terra Golf – Ocean Club në Comporta, një destinacion popullor midis personazheve të famshëm, përfshirë George Clooney dhe Paris Hilton.

Është interesante se bashkëshorti i saj, Keith Urban, një këngëtar australian, nuk është i listuar në aplikimin për qëndrim.

Kujtojmë, aktorja e njohur qëndroi për pushime sivjet në Hvar dhe Dubrovnik të Kroacisë.