A po paralajmëron Halil Matoshi rikthimin në politikë?

E publikuar: 24/08/2015 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari i njohur, Halil Matoshi ka paralajmëruar rikthimin në skenën politike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Matoshi, në një foto me analistin Lumir Abdixhiku, shkruan se është koha për heqjen e politikaneve të korruptuar.

“Halil Matoshi & Lumir Abdixhiku: Duhet me i pervjele manget ksaj vjeshte – me ba përpjekje me ia ndrrue ftyren Republikes – boll ma me politikane bandita, me gjykates e prokuror hajna si dhe me ‘anlfabete funksional’ qe merren me punet e shtetit…”, shkruan Matoshi.

Ndryshe, Halil Matoshi ka qenë pjesë e listës për deputet të Partisë Reformiste Ora. Por, pasi që kjo parti nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor, ai iu kthye gazetarisë.