A po frikësohet Isa Mustafa – s’raporton sot për marrëveshjet me Serbinë

E publikuar: 17/09/2015 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, që pika për diskutimin e marrëveshjeve të Brukselit të shtyhet për 22 shtator
Arsyeja e kryeministrit që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet është mungesa e disa nga ministrave të cilët sipas shefit të Qeverisë kanë qenë të përfshirë në procesin e dialogut.

Prezenca e ministrave që kanë qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve sipas kryeministrit Mustafa është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë mund të shihni kërkesën e kryeministrit drejtuar kryetarit të Kuvendit.