Ekzistojnë mbi 4 mijë organizata fetare në të gjithë botën, dhe ky koncept ka qenë deri tani ekskluzivitet i qenieve humane. Me mënyrën se si po zhvillohet inteligjenca artificiale, ekziston mundësia që edhe robotët t’i përkasin një besimi fetar.
Sipas Lincoln Canon, president i Lidhjes Mormon Transhumanist, mungesa e “ligjeve” tek shkenca kompjuterike mund t’i bëjë realitet robotët fetarë.
“Sigurisht që ka një mendim të ndryshëm mes antifetarëve, të cilët thonë se do të ketë një mospërputhje mes inteligjencës së makinerive dhe besimeve të tyre fetare”, tha ai.
“Besimet fetare nuk janë tolerante me njëra-tjetrën aktualisht, dhe çdo fe e denjë për super-inteligjencën do të ishte edhe më keq”.
Ideja se shkencëtarët mund të krijojnë robotë që do i përkasin një feje teorikisht ka kuptim, megjithatë duhet të theksojmë se kjo është ndryshe nga besimi fetar. Roboti duhet të programohet që t’i përkasë një besimi fetar.
“Njerëzit kanë tru më kompleks dhe më të madh se çdo kafshë tjetër. Ndoshta truri i një balene është fizikisht më i madh, por për nga struktura yni është më kompleks”, tha Marvin Minksy, profesor i MIT për Jerusalem Post.
“Nëse lini vetëm një kompjuter ose një komunitet kompjuterësh, ata do të përpiqen të kuptojnë prej nga erdhën dhe çfarë janë”.