“A mund të më lini të qetë? Ju lutem!”, Lavrov nxehet keq në samitin e OSBE-s në Shkup

E publikuar: 01/12/2023 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u përball me disa ndërprerje derisa po fliste në samitin e OSBE-s në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“A mund të më lini të qetë? Ju lutem! Faleminderit!”, tha Lavrov në anglisht, derisa vazhdoi pas disa sekonda fjalimin e tij në rusisht.

Lexo Edhe:
Mbetet e paqartë se kujt iu drejtua në këtë mënyrë, por thuhej se delegacioni ukrainas kishte lëshuar sallën në momentin kur Lavrov nisi fjalimin e tij.