Gjithkush ka dëgjuar për Nostradamusin dhe Baba Vangan dhe parashikimet e tyre, por pak është folur për gjermanin i cili thuhet të ketë jetuar në gjysmën e parë të shekullit të 20-të.
Sipas avaz.ba, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Alois Irlmaier, për profecitë e të cilit nuk është folur aq shumë.
Siç thuhet tutje, bëhet fjalë për njeriun, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, ndihmoi shumë të gjejnë të dashurit e tyre.
Ai u akuzua për magji, por nga një gjyqtar u lirua Irlmaier i përshkroi atij me saktësi se çfarë gruaja e tij kishte bërë atë ditë dhe se si ajo ishte veshur.
Dhe Irlmaier nuk ishte vetëm njeriu që i ndihmoi njerëzit të gjenin të dashurit e tyre. Në vitin 1950 ai thuhet të ketë parashikuar edhe Luftën e Tretë Botërore.
Sipas parashikimeve të tij, ajo është e pashmangshme, por shtoi se ai do të ndodhë në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme dhe kjo zonë do të jetë skenë e përleshjeve midis fuqive të mëdha në botë.
Por, gjithmonë sipas parashikimeve të tij, siç shkruan avaz.ba, gjithçka do të fillojë me vrasje në Ballkan.
“Të gjithë do të bëjnë thirrje për paqe. Papritmas do të ketë një luftë në Lindjen e Mesme, e cila do të rritet, forca të mëdha detare do të ballafaqohet me armikun në Mesdhe, dhe situata do të jetë shumë e tensionuar. Por shkëndija e vërtetë do të ndizet në Ballkan. Dy burra do të vrasin të tretin, të rangut të lartë. Ata do të paguhen nga njerëz të tjerë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë në Ballkan, por unë nuk mund ta konfirmoj. Hakmarrja së shpejti do të ndodhë. Pas kësaj vrasje, lufta botërore do të fillojë”, ka parashikuar Irlmeyer.
Ai ka thënë gjithashtu se një “Dragua i verdhë” do të pushtoni njëkohësisht Alaskën dhe Kanadanë. Kur qyteti i artë të shkatërrohet, lufta do të fillojë.
“Viti para luftës do të jetë shumë pjellor dhe i pasur. Lufta do të vijë pa paralajmërim, brenda natës. Unë shoh pluhur. Shoh tre numra. Dy TETË dhe një NËNTË. Unë nuk e di se çfarë do të thotë dhe nuk e di datën apo kohën kur do të ndodhë”, kishte pretenduar Irlmajer. /Telegrafi/