A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

E publikuar: 30/11/2018 01:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas të dhënave të fundit që vinë nga firma analitike IDC, shitjet globale të smartfonëve ishin 355.2 milion njësi në tre mujorin e tretë të 2018-ës.


Për tre mujorin e katër me radhë, kjo industri vijon mbi një trend negativ.

Gjatë 9 muajve të parë të 2018-ës janë shitur 1.03 miliardë njësi, një rënie me 3.6% krahasuar për të njëjtën periudhë një vit më parë.


Faktorët që kanë ndikuar në stazhinimin e këtij tregu janë të shumtë por mund të përmendin kryesorët si arritja e nivelit të ngopjes së tregut në shumë rajone dhe rënies së avancimeve teknologjike.

Por a kemi arritur pikun e epokës së smartfonëve? E thënë ndryshe tani e tutje kjo industri a do të jetë në tatëpjetë?

Hulumtuesit e IDC-së thonë jo. Firma parashikon që rritja modeste e tregut të kthehet në 2019-ën dhe më pas të ketë rritje më të mëdha me debutimin e 5G-së deri në 2022.

Grafiku i paraqitur tregon numrin e modeleve të shitura ndër vite dhe rritjen nga viti në vit me vijën e kuqe. /PCWorld Albanian