A ju kujtohet ky tifoz i Shqipërisë? Nuk do të besoni çfarë ka ndodhur me të
Emigranti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali rrëfeu për gazetën se disa përfaqësues të një grupimi tifozësh serbë i kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh, duke i kërkuar që të shkaktojë trazira.
Tri ditë pas intervistës ekskluzive në “Panorama Sport”, ku denonconte ofertën e grupeve serbe për të prishur ndeshjen Shqipëri-Serbi, tifozit Uliks Ademi i është bërë një kontroll i imtësishëm në shtëpinë ku aktualisht banon familja e tij në Cërrik.
Emigranti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali rrëfeu për gazetën se disa përfaqësues të një grupimi tifozësh serbë i kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh, duke i kërkuar që të shkaktojë trazira.
Dje familjarë të Ademit telefonuan në redaksinë e “Panorama Sport”, duke treguar se forcat e rendit po i terrorizojnë.
“Që kur vëllai ka folur në gazetë, ka ardhur disa herë policia dhe agjentë të SHISH-it, duke bërë kontrolle në shtëpi dhe na pyetur për vëllanë. Jemi të terrorizuar nga kjo situatë dhe të frikësuar për Uliksin. Ai nuk ka biletë dhe nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen me Serbinë. Uliksi thjesht denoncoi një ofertë që i është bërë dhe bëri thirrje që gjithçka të hetohet. Ai do të vijë në Shqipëri dhe kemi frikë se ndoshta i hapin probleme”, deklaroi dje për gazetën Sokol Ademi, vëllai i ultrasit cërrikas, që u bë i njohur për futjen në fushë gjatë miqësores Itali-Shqipëri, të zhvilluar gjatë vitit të kaluar në Xhenova. Ademi do të mbahet mend si tifozi që mori autograf në fushën e lojës nga kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.
Deklarata
Uliks Ademi rrëfeu për gazetën ofertën serbe, duke qenë i hapur që t’i verifikohen edhe telefonatat që ai ka bërë me përfaqësues të grupimeve ultras që jetojnë në Itali. Synimi i serbëve ishte që ta joshnin Ademin për të sabotuar ndeshjen.
“Unë e kam prerë biletën e avionit dhe më 7 tetor do të jem në Elbasan. Ëndrra ime e vetme në këto momente është ta shoh ndeshjen në stadium. Do të bëj çmos për të siguruar një biletë. Disponoj numrat e telefonit të disa zyrtarëve në FSHF dhe shpresoj që të më mundësojnë një biletë. Masat e policisë? Nëse do të doja ta dëmtoja Kombëtaren, do të kisha pranuar ofertën e një grupimi tifozësh serbë që jetojnë këtu në Itali. Ata më kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh, duke më kërkuar që të shkaktoj trazira në stadium. Për këtë mund të verifikoni telefonatat e mia, ku janë përpjekur të më joshin. Sigurisht që kam refuzuar në mënyrë kategorike. Ishte një telefonatë e neveritshme dhe një skenar që vetëm nga imagjinata e shfrenuar serbe mund të vijë”, pat thënë Ademi.