A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

E publikuar: 25/07/2021 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Fisnik Ismaili

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet çdo ditë, apo ka ndryshime, të cilat një grup i caktuem feministesh po i mohon, edhe me çdo kusht vazhdon me i fajësue burrat për thuajse çdo gja, e me i livdue vetëm gratë për çdo sukses të tyne?

Definitivisht një pjesë e konsiderueshme e burrave lypin stupc për mënyrën se qysh e trajtojnë gruen, por poashtu në këtë shoqëri është një numër i madh grash që e përkrahin atë sjellje edhe i përulin gratë tjera. Për këta bërrloga të të dy gjinive s’po du me folë.

Po du me folë për gratë që po korrin suksese: medalistet olimpike, kangëtaret, ndërmarrëset, e madje edhe Kryetarja e Republikës grue, edhe burrat që i përkrahin ato. Asnjana s’kish qenë këtu ku është, në një shoqëri patriarkale.

Medalistet s’kishin qenë këtu, nëse baballarët e tyne s’i kishin përkrahë, e jo ndalë, qysh një babë i prapambetun i ka ndalë çikat dikur, e çdo herë e ma pak i ndalë hala. Nëse Toni s’kish dashtë me punu me çika, por veç me djem. Nëse Dugi s’e kish lanë Duan me e ndjekë andrrën, se s’kish dashtë me e pa çikën me miniq në televizor. Nëse burrat s’e kishin votue Vjosën, se s’po dojnë me e pasë një grue Kryetare.

S’po du me thanë se suksesi i këtyne grave është meritë e burrave. Asnjiherë. Po du me thanë se suksesi i këtyne grave s’ish arritë në një shoqëri aq patriarkale, sa dikush instiston se na jemi. E gratë e kanë arritë krejt suksesin ME PUNË, tuj pasë përkrahje edhe prej burrave në familjet e tyne, e miqve, kolegëve e votuesve.

Po i bjen se koxha shumë burra, e çdo ditë e më shumë, po e pranojnë gruen si pjesë të barabartë të shoqërisë, me tanë kontributin që e jepin, që unë po e shoh si shumë pozitive.

Edhe s’po shoh kurrgja të keqe nëse Toni Kukës i jepen meritat që nxori medaliste olimpike prej një mahalle, në një sport që lidhje me shqiptarë s’ka. Ai iu përkushtue disa çikave aq shumë, duke i prue këtu me PUNË të përbashkët. Për mue, Toni përveç kontributit të tij në xhudo, që nuk iu njoh asnjiherë mjaftueshëm, duhet me u marrë edhe si shembull i një promovuesi të madh të barazisë gjinore!

Për mue, Toni Kuka është ma feminist se shumë feministe që suksesin e Distrias e Majlindës dojnë me ia atribue veç grave, duke ia minimizue burrit që i udhëhoqi deri këtu.

Pse kjo qasje? Pse burrit, edhe në rastet kur kontributi i tij është i pamohueshëm, me ia humbë meritat në emën të barazisë gjinore? Me e fitue betejën kundër patriarkatit, gratë s’kanë me mujtë kurrë pa ndihmën e burrave! Me shamje, akuza e përulje s’ua mbyll gojën, as nuk i vetëdijëson burrat, por me punë e suksese, po!

Prandej, në vend se me e ba suksesin e grave/çikave si garë në mes të gjinive, pse s’mundemi me e ba si sukses të një shoqërie ku na bashkë, burra e gra, po e zhdukim patriarkalizmin ma shpejt se që na ka marrë mendja?

Çdo burrë i suksesshëm, thojnë, e ka një grue të fortë prapa, që është shumë e vërtetë. Por edhe çdo grue e sukseshme e ka një shoqëri përkrahëse, përfshi edhe burrin, kolegun e dostin, që ia respekton punën, duke i ndihmue drejt suksesit!

E në një shoqëri që mu po më jepë shpresë, sepse mundësitë po i krijohen njajtë të dy gjinive çdo ditë e më shumë, gratë po fitojnë ME PUNË.

Edhe nëse diçka nxjerrim nga krejt ky sukses i grave, e kuptojmë se janë SHUMË më punëtore se burrat, sepse iu ka dashtë dyfish më shumë me punue me mbërri ku një burrë kish mbërri ma lehtë.

Shoqëria jonë mendoj se e ka tejkalue atë pikën ku shumica janë maskilistë, kundër një grupi feministesh që me mish e shpirt dojnë me i luftue ata burra. Tash jemi në një fazë ku këto feministe duhen me e ndryshue qasjen ndaj burrave që janë shumë ma përkrahës se që ishin dikur, pa i paragjykue menjëhere, e burrat duhen me vazhdue me i vetëdijësue burrat tjerë që gratë duhet përkrahë ashtu qysh i përkrah Toni Kuka çikat, e edhe vetë ME PUNUE sa çikat, e sa punon Toni Kuka.

Chill, njerëz, gra e burra bashkë. Tuj e dijtë që s’mujmë pa njani-tjetrin, gjeni mënyra me u përkrahë, dashtë e respektue, e jo me shpata jashtë me u shtye se cila gjini po merr ma shumë merita për suksesin e tyne.

Edhe jo, suksesi i grave/çikave tona s’i ban krejt gratë ma të mira se burrat. Ky sukses është rezultat i PUNËS, e jo gjinisë. Edhe, me kanë me punue burrat ma shumë, e me vazhdue çdo ditë me qenë ma përkrahës, kjo shoqni mundet me e zhdukë patriarkalizmin shumë shpejt, amo jo si meritë e atij grupi feministesh që me çdo kusht meritat i dojnë për gjininë e tyne.

Mësonu me punue bashkë, ma! Çikat pa burrin s’kishin fitue medalje kurrë, po edhe burri pa çikat sot kish qenë tuj punue palidhje dikah.

Peace, se mu keni egërsue diçka…