Bashkëjetesa do t’ju ofrojë mundësinë të njihni më mirë jo vetëm partnerin, por edhe vetveten si dhe përputhshmërinë që mund të arrini në çift. Jeni gati?
Bashkëjetesa në çift nuk është gjithnjë e lehtë, ndaj duhet të mendoheni mirë para se ta hidhni këtë hap. Ja disa tregues që mund t’ju ndihmojnë.
Ka ardhur koha të bashkëjetoni me partnerin/partneren kur:
Ëndërroni ta kaloni jetën me të.
Respektoni lirinë dhe hapësirat e tjetrit.
Dëshironi të jeni çdo çast pranë tij/saj.
Flisni hapur dhe pa problem për të ardhurat tuaja.
Dëshironi të kaloni netët pranë tij/saj.
Njihni shumë nga miqtë dhe të afërmit e tij/saj.
Flisni me të edhe për problemet personale.
Bëni më shumë pazar për të, sesa për vete.
Keni takuar prindërit e tij/saj.
Ai/Ajo respekton zakonet tuaja.
Nuk e ndieni nevojën të bëni makijazh para se ai të zgjohet.
Keni kohë që paguani qiranë diku, ndërkohë që nuk jetoni thuajse fare atje.