Para pak minutash, Federata e Futbollit e Kosovës bëri një njoftim të papritur.
FFK-ja njoftoi se Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arijanet Muric janë përjashtuar nga grumbullimi, për shkak se “kanë thyer rregulloren” e cila është vendosur nga FFK-ja dhe selektori, Foda.
Megjithatë, “Gazeta Express” mëson nga burime brenda tifogrupit “Dardanët” se treshja në fjalë mbrëmë kishin qenë në një klub nate.
Kështu, kjo arsye ishte e mjaftueshme që selektori Foda t’i përjashtojë.
Mirëpo, ende zyrtare nuk ka asgjë nga Federata, vetëm nga tifozë të afërt me FFK-në.
Kosova e humbi ndeshjen e parë të këtij muaji si vendas nga Rumania, derisa të dytën e luan ndaj Qipros në udhëtim.