A janë këto tualetet më të çuditshme publike që keni parë ndonjëherë? (Foto)

E publikuar: 12/03/2018 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Japonezët janë të njohur për të pasur tualetet në të cilat janë vendosur edhe teknologjitë më të avancuara, që nga mbyllja automatike e kapakut deri tek funksionet e masazhit.

Por banjot karakteristike të tyre nuk përfundojnë me kaq, përcjell Telegrafi, dhe këtë e dëshmojnë disa fotografi të publikuara në të cilat paraqiten banjot publike të Tokios.

Fotografitë janë grumbulluar nga Hidefumi Nakamura, i cili i ka ngarkuar ato në faqen e tij në Instagram toilets_a_go_go.

Ai thuhet se krijoi faqen në fjalë për të vënë në dukje se sa prej tualeteve publike kanë dizajne të çuditshme që nuk “përputhen” me ambientin që i rrethon. /Telegrafi/