Ekzistojnë disa arsye për të cilat nuk ia vlen që të martoheni. Megjithëse dashuria është e bukur, jeta në çift mund t’ju ndryshojë në shumë aspekte.
Në rrugëtimin e jetës të secilit prej nesh vjen edhe momenti për t’u martuar. Në fakt, janë të shumtë personat që thonë se martesa është si një lloj ekzistence më vete. Po a është me të vërtetë kështu?
Kushedi sa herë mund t’ju ketë shkuar në mendje pyetja nëse ia vlen vërtet të martoheni me “gjysmën e ëmbël”! Më poshtë janë disa nga arsyet pse të mos martoheni…
Defektet e partnerit/partneres do të dalin pas martesës
Në fakt, mund të habiteni kur të vëreni shumë defekte të partnerit tuaj pas martese. Ndaj ju intereson të dini se pas saj, defekte të caktuara duhet t’i duroni edhe më shumë dhe se ju nuk mund t’i tejkaloni dot ato. Kështu që duhet t’i mbani sytë hapur.
Nuk do të përjetoni më aventura aq argëtuese sa dikur
Çdokush nga ne, në të kaluarën, ka pasur përvojat e tij, ose ka tentuar të jetojë momentin pa u menduar shumë gjatë. Pas martesës, jeta nuk mund të merret kaq lehtësisht. Madje edhe aventurat që bënit dikur po me partnerin/partneren nuk do të përsëriten më. Ato do t’i kujtoni mbase vetëm me një buzëqeshje.
Jo më pushime vetëm me miqtë
Nëse keni menduar apo jeni të bindur se pas martese, jeta juaj nuk do të ndryshojë edhe aq shumë, gaboheni! Edhe pushimeve me miqtë do t’i thoni lamtumirë! Nuk do të keni më edhe aq kohë ose jeta në çift mund t’ju shkëpusë nga argëtime të tilla.
Pas martese, çiftet bëjnë më pak seks
Në mënyrë të pabesueshme, gjërat pas martese nisin të rrotullohen dalëngadalë në të kundërt, në krahasim se si ishin në fillim: një nga pikat për të cilat po flasim është ajo e dashurisë. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë çiftet e martuara zvogëlojnë momentet e tyre të intimitetit. Situata përkeqësohet edhe më shumë me kalimin e viteve.
Martesa është fillimi i grindjeve për çështjet ekonomike…
A jeni gati të grindeni ashtu siç nuk keni bërë kurrë më parë, për gjënë më të vogël? Po pikërisht kështu: kjo është ajo që bëjnë çiftet e martuara zakonisht e sidomos për çështjet që u takojnë financave.
Humbja e vëmendjes së partnerit
Partneri juaj nuk do t’ju dëgjojë më me kujdes siç bënte më parë. Sa e sa herë ju është dukur se partneri ishte një nga personat më të mirë në botë për sa i takon përkushtimit kur ju flisnit për një gjë të caktuar. Pra harrojeni edhe këtë pjesë. Kjo do të vijë si për shkak të kohës, edhe prej mosdëshirës.
Partneri do të fillojë ankesat për kuzhinën
Ja ku erdhëm edhe te një pikë tjetër problematike pas martese. Edhe pse gruaja mund të gatuajë mirë, burri duket se do ta gjejë gjithmonë një kritikë për ushqimet që ajo përgatit. Kjo mund të verifikohet edhe prej shpirtit të kontradiktës.
Romantizmi do të marrë fund
Rutina do të vrasë romantizmin që mund t’ju karakterizojë. Nëse partneri/partnerja juaj ka qenë romantike, ka bërë gjithmonë diçka të bukur pa kërkuar asgjë në këmbim, pas martese gjërat do të ndryshojnë në mënyrë drastike, e sidomos për sa u takon meshkujve, që në fillimin duken si princi i kaltër!