A i tejkaloi Policia e Kosovës autorizimet e veta?! Ja çka thotë ligji!

E publikuar: 12/10/2015 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me arrestimin e Albin Kurtit a e zbatoi ligjin Policia e Kosovës. Ja se çka thotë Ligji për policinë, në situata të tilla.

Ligji mbi policine e Kosoves
Neni 12
Përshtatshmëria dhe proporcionaliteti
1. Zyrtari policor zbaton parimet e përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit si një kufizim në
ushtrimin e autorizimeve policore.
2. Kur ndërmerr masa parandaluese për ta kufizuar lirinë e personit, zyrtari policor duhet ta
ketë parasysh maturinë, shkallën e rrezikut dhe seriozitetin e kryerjes së veprës penale në atë
situatë, për ta përcaktuar shkallën e kufizimit të lirisë së personit në pajtim me ligjin.
3. Autorizimet e policisë ushtrohen vetëm atëherë kur është e domosdoshme, dhe vetëm deri në
atë nivel që nevojitet për t’i arritur objektivat ligjor të policisë me pasoja sa më pak të
dëmshme dhe për kohë sa më të shkurtër të mundshme.