A guxon Policia e Kosovës me u përballë me familjet problematike? Eksperti i sigurisë: Ka edhe policë që bashkëpunojnë me ta

E publikuar: 03/09/2024 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, duke folur për krimin e të dielës në Aktash, tha se në Polici ka burokraci. “procedurë tepër të vështirë”.

Ai, në “Pressing” të T7, tha se policët dhe hetuesit “shpesh i kryejnë me para të veta”.

Ramadani tha se ata i përdorin edhe veturat e tyre personale.

Ai tha se “nuk ka njeri në Kosovë që Policia e Kosovës nuk guxon me hetu, arrestu, trajtu”.

Sipas tij, ka policë që bashkëpunojnë me njerëz problematikë.

“Mund të ketë policë, politikanë, biznesmen, ekonomistë”, tha ai.