Francesco Becchetti, pronari italian i televizionit Agon Channel, ka paditë sot Qeverinë e Shqipnisë në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve dhe Investimeve, ICSID, njoftun edhe si Gjykata Ndërkombëtare të Arbitrazhit, me akuzën për falsifikim akuzash ndaj biznismenit me qëllim shkatërrimin e sipërmarrjeve të tij.
Për këtë gjyq, biznismeni italian, ka pajtue avokatin francez Philippe Pinsolle, i cili vitin e kaluem mbrojti miliraderin rus Mikhail Khodorkovsky në të njajtën Gjykatë. Çashtja “Yuokos kundër Rusisë” ishte ma e madhja në këtë Gjykata kundër nji shteti sovran, u fitue nga avokati Philippe Pinsolle dhe vendimi ishte që shteti rus me i pague miliarderit të Yuokos 50 miliardë dollarë.
Biznismeni Francesco Becchetti, i njoftun edhe për mjaft investime të tjera në Shqipni, kryesisht në energjitikë, ka pesë kërkesa për qeverinë shqiptare, drejtue gjykatës me qendër në Holandë.
A falimenton Shqipnia? Italiani që paditi qeverinë mbrohet nga avokati që i mori Putinit 50 miliardë dollarë!
NGA KATEGORIA