Rusia ka zhvilluar së tepërmi arsenalin e saj bërthamor dhe ka kaluar SHBA-në, por në të ardhmen do të jetë edhe më e fuqishme.
Kështu ka deklaruar gjenerali rus Yuri Solomonov, zhvilluesi i sistemeve raketore ruse.
Ai më tej ka folur edhe për mundësinë e një Luftë të re Botërore duke thënë se nuk është e mundshme.
“Për sa kohë do të ketë armë bërthamore nuk do të ketë Luftë Botërore. Për këtë jam 100 përqind i sigurt. Armët bërthamore janë një siguri për këtë. Momentalisht ne kemi një fuqi më të madhe bërthamore se SHBA. E them këtë profesionalisht pasi i njoh fuqitë e dy vendeve”, tha Solomonov.
Më tej ai shpjegoi përse nuk do të ketë luftë.
“Të paktën për 70 vjet nuk do të ketë Luftë Botërore. Të gjithë shtetet që mund të hyjnë në luftë kanë armë bërthamore, dhe kanë frikë t’i përdorin ato. Do të ishte fundi i botës. Armët bërthamore megjithëse të rrezikshme, për momentin janë një garant i paqes”, tha gjenerali rus.