A është ky mesazhi më i ashpër që Kurti ua dërgoi amerikanëve?

E publikuar: 04/03/2020 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje që të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje finale. Lidhur me këtë në një intervistë për Euronews ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka potencuar se emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, dëshiron që të arrihet një marrëveshje deri në fund të pranverës.

Megjithatë kryetari i qeverisë ka thënë se Kosova nuk duhet të rrezikojë dialogun dhe raportet me shtetet tjera, duke arritur një marrëveshje të shpejtë vetëm për të qenë të pranueshëm për Washingtonin.

“Grenell këmbënguli që një marrëveshje të arrihet në fund të kësaj pranvere. Sigurisht që do të ishte fantastike. Por, ne nuk duhet të rrezikojmë marrëdhëniet e tjera dhe dialogun me marrëveshjet e bëra shumë shpejt për të qenë të pranueshëm.”, ka thënë Kurti.

Lidhur me afatet kohore rreth arritjes së një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, dje ka folur edhe vetë emisari i Donald Trump për dialogun, Richard Grenell.

Grenell ka reaguar pas një shkrimi të gazetarit britanik, Tim Judah, se njerëzit e Trump po dëshirojnë të arrijnë shpejtë një marrëveshje të madhe.

Emisari i Trump ma mohuar një pretendim të tillë të Juhdas, duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë rreth asaj se SHBA po kërkon shpejtë një marrëveshje dhe se s’ka marrëveshje të madhe./Express/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1234802691202781184