Kushtrim GASHI
Për shumë kënd Kosova nuk është një shtet normal për shkak të problemeve të shumta që cilësohen si shkaktar të jo normalitetit. Dikush mund të thotë nuk jemi normal sepse jemi te dobët, nuk kemi një ushtri dhe jemi te ndarë.
Nëse nismi me ketë logjik, atëherë asnjë nga vendet e rajonit nuk do të konsideroheshin shtete normale . Listës se këtyre shteteve i prin Greqia, si shtet anëtar i Bashkimit Evropian gjendet në krizë të thellë ekonomike dhe me qeveri që bien çdo tre muaj që e ka shumë vështir për të mbijetuar.
Bosnja Hercegovina një shtet i ndarë me marrëveshjen e Dejtonit dhe jo funksional tash e 20 vite mund të radhitet në vendin e dytë. Serbia një shtet agresor dhe luftënxitës, por edhe i dobët sepse ishte bombarduar nga Aleanca Veri atlantike NATO gjendet në vendin e tretë.
Maqedonia një vend shovinist dhe jo stabil për shkak të diskriminimit te shqiptarëve dhe shkeljes se të drejtave të tyre, por edhe problemet me Greqinë e bëjnë të jetë në pozitën e katërt.
Dhe në pozitën e fundit mund ta radhitnim Kosovën si një shtet jo normal.
Sa është i drejtë një konstatim i tillë, ku pothuajse të gjitha shtetet në rajon po na dalin jo normale?
Duke marrë parasysh të kaluarën dhe sfidat me të cilat përballen shtetet e rajonit një konstatim i tillë jo vetëm që nuk është i drejtë, por aspak racional. Racionaliteti ynë do të vihet në rrezik nëse mendojmë në ketë formë dhe në ketë mënyrë duke shikuar vetëm njollat e zeza.
Vërtetë i gjithë rajoni e edhe Kosova po kalon nëpër faza të ndryshme të tranzicionit, të shtetëndërtimeve, zhvillimit ekonomik dhe demokracisë funksionale.
Kosova nuk është ajo që ëndërronim ne, nuk është ajo që do të dëshironim që të jetë, por nuk është aspak e drejtë që gjendjen aktuale ta krahasojmë me idealen. As në jetën dhe rrafshin personal askush nuk ka arritur që ti jetësoj e ti bëjë realitet idealet, eh të mos flasim për një shoqëri dhe një shtet.
Kritikat ndaj realitetit dhe pushtetit aktual duhet të jenë prezentë gjithsesi sepse vetëm në ketë mënyrë mund të përparoj shteti dhe shoqëria. Gjendja aktuale dhe rrethanat politike mund të përshkruhen pa emocione dhe folklorizëm patriotik vetëm nëse kemi qasje racionale. Kjo është e ngjashme me gotën që është gjysmë e mbushur me ujë, ku pesimistet e shohin si një gotë gjysmë të zbrazur, ndërsa optimistet si gjysmë të mbushur.
E vërteta është se Kosova hyn në radhën e shteteve në zhvillim dhe është në një fazë që mbase ka ngecje dhe gabime të pushtetit, por që edhe opozita ka ndihmuar të jemi këtu ku jemi.
Çdo kritik konstruktive mund të ndihmojë në lëvizjen përpara dhe zhvillimin e proceseve, por jo edhe kritikat destruktive.
Vendi ynë më tepër se kurrë ka nevojë për kritika, eh sidomos në fushën e sundimit të se drejtës që është edhe një ndër sfidat më të mëdha dhe kusht për integrime evropiane. Nuk kemi luftë të njëmend kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nuk kemi një luftë kundër varfërisë dhe papunësisë. Nuk kemi një luftë kundër punësimit të shumëfishtë nëpër institucionet shtetërore. Nuk kemi pavarësim të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit. Nuk kemi një luftë kundër nepotizmit dhe punësimeve familjare. Nuk kemi edhe shumëçka tjetër nuk kemi…por barazia sociale dhe mirëqenia ekonomike janë kushte për zhvillimin ekonomik.
Andaj çdo kritik konstruktive është një hapë para drejtë progresit, përparimit dhe zhvillimit të vendit.