“Kozaraqka” apo siç është shkruar në shqip “Kozara”, vazhdon të ekzistoj tabela që tregon emrin e një rruge në Prishtinë.
Ky emërtim është i vjetër dhe i është vënë para vitit 1999.
Rruga gjendet te Qendra Tregtare Intereminex, përkatësisht në rrugën Sami Peja, afër rrugës “Gazmend Zajmi”.
Kur të gjitha rrugët e emëruar në kryeqytet fillojnë në gjuhën shqipe kjo rrugë si shënim të parë e ka në gjuhën serbe dhe atë në shkrimin qirilicë, transmeton KosovaPress.
Edhe pse si gjuhë e dytë zyrtare në Kosovë është gjuha serbe, në çdo tabelë të vendosur sipas ligjit shihen emërimet që nisin në gjuhën shqipe.
Me Ligjin për Sistemin e Adresave, në nenin 21, jepen kriteret për tabelat e adresave.
Specifikimet teknike për Tabelat, Emrat dhe Numrat:
1. Tabelat për emrat e zonave të qarkullimit publik si dhe numrat për ndërtesat dhe hyrjet, prodhohen dhe vendosen duke përdorur praktikat Evropiane më të mira dhe të përshtatshme.
2. Numrat duhet të jenë numra Arab.
3. Shkronjat në tabela duhet të jenë në pajtim me legjislacionin përkatës për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Kosovës.
4. Në Komunat ku gjuhët tjera kanë statusin e gjuhës zyrtare, tabelat janë në gjuhët zyrtare të Komunës.