Nga prehistoria e deri sot, njerëzit që kanë shkelur mbi planetin tonë janë vlerësuar të kenë qenë, pothuajse 108 miliardë. Llogaritja (thjesht statistikore) nuk është e lehtë sepse varet nga shumë variabla.
Një nga studimet më të besueshme daton nga mesi i viteve të ’90-ta dhe u krye nga Carl Haub në emër të OJF-së Byroja Referuese e Popullsisë. Studimi, i titulluar “Sa njerëz kanë jetuar ndonjëherë në Tokë”, u përditësua në vitet 2002 dhe 2011.
Autori vuri në dukje se puna e tij mund të jetë vetëm gjysmë-shkencore, pasi nuk kishte të dhëna të caktuara demografike për gati 99% të kohës që njeriu ka jetuar në Tokë.
Vlerësimi është marrë duke krahasuar nivelet e popullsisë nga 50,000 para Krishtit (kur u shfaq njeriu modern) deri sot, duke aplikuar, për çdo periudhë historike, normat e lindjeve të vlerësuara në bazë të kritereve të ndryshme: nga 8.000 pes deri në 1 u aplikua një vlerë prej 80 lindur për 1000 banorë në vit.
Në vitin 2011, u zbatua vlera minimale e 23 lindjeve për 1,000 njerëz. U fillua nga një numër hipotetik, 2 individë, në 50000 pes për të arritur rritjen graduale të popullsisë: 5 milionë në 800 pes, 300 milionë në shekullin e parë pas Krishtit, gjysmë miliard në 1650 dhe 5 miliard e 760 milionë në vitin 1995.
Milionat e milionave
Duke marrë parasysh progresin, sipas vlerësimeve të Haub në vitin 2002, Toka ka qenë e banuar – përgjatë gjithë historisë njerëzore – me rreth 106 miliardë njerëz për të arritur 107,602,707,791 në mesin e vitit 2011. Studimi statistikor i kryer nga shkencëtarët e tjerë konfirmon vlerësimet e Haub, me ndryshime që variojnë nga 100 në 115 miliardë.
Po në të ardhmen?
Popullsia botërore do të rritet në mënyrë eksponenciale: në vitin 2050, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, mund të jemi në 10 miliardë që popullojmë planetin: çdo vit, Toka është e pasuruar me 83 milionë banorë të rinj, pavarësisht një rënieje të përgjithshme të riprodhimit. /Bota.al/