Arsimi është çelësi i rritjes ekonomike. Dhe arsimi i lartë në veçanti, është në zemra e risive që ne shohim përreth neve. Zbulime të reja teknologjike kurrë nuk do të kishin ndodhur nëse këto nuk do të ishin për kërkime të doktoraturës.
Sipas një raporti të OECD, përcjell Telegrafi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy herë më shumë të diplomuar të doktoraturës se sa Gjermania, rivali i saj më i afërt.
Në vitin 2014, 67,449 persona u diplomuan në SHBA, krahasuar me 28,147 në Gjermani, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar me 25.020 doktorantë dhe India me 24,300.
Edhe pse e pesta në listë, Japonia ka vetëm një të katërtën e të diplomuarve që ka Amerika, me 16,039 doktorantë.
Në vendin e gjashtë dhe të shtatë janë Franca dhe Koreja e Jugut që kanë 13,729 përkatësisht 12,931 doktorantë.
Spanja dhe Italia janë në pozitën e tetë dhe nëntë me 10,889 respektivisht 10,678 të diplomuar.
Australia është në vendin e dhjetë me 8,400 doktorantë.
Vlen të kesh parasysh se nëse shikojmë numrat për kokë banori, këto vlera mund të duken ndryshe. /Telegrafi/