A e dëshironi seksin në takimin e parë: Janë këto arsyet PËR dhe KUNDËR?

E publikuar: 29/05/2015 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është e vështirë të thuhet se kur është saktësisht koha për seksin e parë dhe a është i parakohshëm që në takimin e parë. Në vijim po ju japim arsyet PËR dhe KUNDËR. Ju duhet të vendosni:

Takimi i parë, i treti apo pas së paku pas një muaji? Cila është koha e përshtatshme për seks të parë me dikë që sapo e keni njohur?

Hulumtimet thonë gjithçka dhe vazhdimisht ndryshojnë, ndërkaq pyetja gjithmonë është e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Nuk do të përgjigjemi kur është vërtet koha për seks të parë dhe a është i parakohshëm që në takimin e parë, mirëpo do t‘i japim dy arsye PËR dhe KUNDËR. Ju duhet të vendosni.

PËR:
1. Të dy jeni persona të pjekur dhe të përgjegjshëm
E dini që fjala do të jetë vetëm për seks, e dini se si bëhet seksi dhe keni marrë masa mbrojtëse? Përse të mos kënaqeni?

2. Mund të bëni çka t’jua dojë qejfi
Pak aventurë askujt nuk i bën dëm, me kusht që të jeni të vetëdijshëm për atë që e bëni.

KUNDËR:
1. Mbase është tepër herët
Takimi i parë është takim më i afërt, koha për njohje dhe koha të cilën mbase është më mirë ta kaloni në ndonjë mënyrë tjetër.

2. Ekziston mundësia që të mos ju respektojë
Nuk është gjithmonë ashtu, mirëpo meshkujt të cilët lehtë fillojnë seksin shpesh humbin interesimin dhe respektimin ndaj femrës e cila aq lehtë i është dorëzuar. /Telegrafi/