Në koncertin e fundit në Finlandë, Dua Lipa ka mbledhur numër të madh të shikuesve, e mes tyre ka pasur edhe të tillë që kanë sjellë me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fotografitë e postuara shihen këta flamuj si përshëndetje dhe pritje e nderuar për Dua Lipën në këtë vend.
Madje, Rita në këtë koncert ngjiti në skenë flamurin e Kosovës, sikurse atë të Kroacisë, gjatë përformancës në skenë.
Ndryshe, edhe ky veprim i Duas mund të shihet si reagim i krijueses së hitit “New Rules”, ndaj Rita Orës. Marrëdhëniet e tyre, jo të mira, mes vete, janë diskutuar vazhdimisht në kohet e fundit në mediat, si vendore edhe ato ndërkombëtare.



















