A duhet të kaloni në WordPress 5.0?

E publikuar: 10/12/2018 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WordPress 5.0 debutoi më 6 Dhjetor. Debutimi ishte surprizë sepse data u bë publike vetëm një ditë para për komunitetin.


Duke qenë përballë një ndryshim rrënjësor që ky përditësim sjell në aspektin vizual të editimit të postimeve, menduam tu jepnim këshilla se çfarë do të ishte më mirë të bënit.

Çdo gjë që duhet të dini për WordPress 5.0


A është momenti i duhur për përditësimin?

Duke qenë përballë fundit të vitit dhe volumit të lartë që punëve që e shoqërojnë këtë periudhë do të ishte më mirë të shtynit këtë përditësim.

Çdo gjë e sjellë me 5.0 do të jetë aty edhe në Janar. Në fakt me përditësimet që do të pasojnë, ky version vetëm do të bëhet edhe më stabil në Janar.

A mund të funksionojë sajti juaj me Gutenberg?

WordPress 5.0 sjell editorin e ri Gutenberg. Ai ndryshon mënyrën sesi funksionon editori ndërsa në vetvete është një hap i rëndësishëm.

Edhe nëse ju apo sajti juaj jeni gati, mbase jo të gjitha shtojcat që keni instaluar janë. Është e rëndësishme të dini në shtojcat janë të përshtatura për Gutenberg.

Kontrolloni dokumentacionin e shtojcave dhe nëse nuk janë përshtatur për Gutenberg mos përditësoni në WordPress 5.0. Ose aktivizoni shtojcën Classic editor plugin përpara përditësimit.

Sa i domosdoshëm është WordPress 5.0?

Nëse nuk keni një arsye të fortë për të përditësuar, atëherë më mirë prisni. WordPress 5.0 do të stabilizohet gjatë Janarit më tepër se ç’është tani. Të jemi të qartë: Gutenberg është i mrekullueshëm, skema e blloqeve është gjenialitet. Por ne mendojmë se WordPress 5.0 ende nuk është aq stabil sa duhet.

Pasi të kaloni në WordPres 5.0

Kur të përditësoni sigurohuni të krijoni një kopje rezervë të sajtit siç njihet ndryshe “back-up.” Nëse nuk e keni një hapësirë të tillë krijojeni. Është kritike për biznesin tuaj dhe shumë e rëndësishme jo vetëm për WordPress 5.0 por çdo përditësim të WordPress. /PCWorld Albanian