Dy ish-ushtarë të KFOR’it, që kanë marrë pjesë në misionin e NATO’s në Kosovë për me e ruejt paqen në vend, janë kthye sërish mbas 15 vjeteve, por tash me nji mision tjetër: Ata dojne me e hapë nji akademi të sigurisë në Kosovë, ku të ritë dhe të rejat mujn me u trajnue, që në të ardhmen me shërbye në institucione të sigurisë.
E njani prej tyne, Kent Haakonsson, ka fole për Televizionin Rrokum, tue kallxue per mënyrën se qysh ka me fuksionue kjo akademi.
“Të drejtë aplikimi kanë tane te rite dhe të rejat, pa marrë parasysh profilet e tyne. Na ju japim mundësi të mëdhaja për punë, sepse mbas specializimit të tyne në ketë fushë, tane ata që kane kallxue efikasitet, guxim, reagim në situate të jashtëzakonshme, akademia ka me ju sigurue punë në shtetet si Gjermani, Zvicër, e vendet tjera.”
Simbas Haakonssonit, hapi i parë i trajnimeve ka me u mbajtë në Kosovë, ku kadetët kanë me i marrë njohuritë bazike, e pastaj ata vazhdojnë në Danimarkë për trajnime të matejme dhe ne fund kthehen ne Kosovë për ta marrë çertifikatën.
SIRAS asht nji kompani sigurimi, që ka shtrimje në shumë vende të botës, tue përfshi Mbretninë e Bashkueme, Kandanë, Danimarkën e tash edhe Kosovën, ka shtue Haakonsson, njani prej dy nismëtarëve të kësaj akademie.
“Dje kemi nënshkrue kontratë me disa institucione këtu në Kosovë dhe për nji kohë të shkurtë kemi me i hapë zyret tona në Prishtinë, ku kandidatët potenical mujne me na vizitue dhe me na njoft neve. Na presim që të vijnë kandidatë që janë të motivuem, që janë fizikisht të pregaditun, por edhe të vendosun me reagu në raste të jashtëzakonshme”, tha Haakonsson.
Ai ka shtue se ky trajnim ka me i specialize kandidatët edhe në vozitje avancueme dhe trajnime mjekësore, ndërsa përgjegjës për Kosovë asht Drizan Shala.