A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

E publikuar: 18/04/2021 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri, Blerim Sallahu, ka konfirmuar për InDoks që ligji do të jetë selektiv, i fokusuar jo tek krejt qytetarët që mund të kenë përfituar pasuri të paligjshme, por target e ka veç një pjesë të shoqërisë kosovare.

“Në këtë ligj nuk do të futen qytetarët që nuk kanë punuar në institucione publike, pasi e dijimë që mbas luftës kemi pasur një ekonomi jo formale dhe është e pamundur që të verifikohet një para e tillë që është e kundërligjshme apo një prone e tillë. Ne do t’i tjetërsojmë shërbyesit civil, zyrtarët publik që janë të emëruar që i kanë shërby shtetit”, ka thënë Sallahu.