Qytetarët që respektojnë ligjin mund të përjetojnë atë që lirisht do të thuhej një eksperiencë burgu, vetëm se me pak më shumë luks.
Dhe një gjë të tillë, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, mund tua ofrojë hoteli “Penny Rope” në Margate, Kent, i cili u lejon mysafirët të paguajnë për “kënaqësinë e një nate prapa hekurave”.
Siç bëhet e ditur, hoteli është ndërtuar në një ish-dyqan të një pronë të listuar në klasën e II-të në qytet dhe kushton rreth 105 dollarë për një natë.
Fotot e hotelit të pazakontë tregojnë pjesën e jashtme të dhomës së çuditshme, e cila mbahet e mbyllur dhe çelësi nga një derë e burgjeve tradicionale.
Aty mund të shohësh shtretër me krevate të bëra në shtëpi janë të shoqëruara me raftet e afërta ku rri një dritë e vogël natën dhe çaj e kafe, të kompletuar me kriklla prej llamarine.
Pronarja Polly High, 55 vjeç thotë: “E bleva shtëpinë në vitin 2010 dhe fillova me detyrën e rëndë të restaurimit dhe transformimit”.