A do të merret Specialja me lëndët e EULEX-it? (Video)

E publikuar: 13/08/2015 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me themelimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me hetimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martit, për ish-pjesëtarët e UÇK-së, Task Forca Hetimore Speciale në kuadër të EULEX-it do të bëhet pjesë e institucioneve të Kosovës. Kështu kishte deklaruar shefi i EULEX-it, Gabirele Meucci, në korrik të këtij viti.

Besa Domi, zëdhënëse në këtë mision, ka thënë përmes postës elektronike se ligjet e miratuara në prill të vitit 2014 përcaktojnë se prokurorët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë me rastet që janë në vazhdim e sipër dhe nëse në “rrethana të jashtëzakonshme një rast i caktohet një prokurori të EULEX-it, kjo bëhet me vendim të përbashkët nga organet kompetente, të cilat janë: kryeprokurori i Shtetit dhe kryeprokurori i EULEX-it. /Tribuna Channel/