Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka folur për rritjen e çmimeve në produktet ushqimore bazë në Kosovë gjatë dy muajve të fundit.
Kelmendi në Dpt te Fidani në T7 ka folur për mundësinë e rritjes së çmimeve edhe pas Vitit të Ri.
Ai tha se prodhuesit e mëdhenjë nëpër botë nuk kanë paralajmëruar rritje çmimesh në vitin e ardhshëm, por që nuk e përjashtoi se do të ketë tentime për rritje çmimesh.
“Prodhuesit themelorë, gjigantat e botës në lëminë e ushqimit nuk kanë paralajmëruar as vitin e ardhshme rritje të çmimit. Do të tentohet por që mund të ketë, mungesa e konsumit ua zbeh prodhimin kontinual dhe hapi i tillë i rritjes se çmimit, pa bazë, nuk e miraton sepse i bie konsumi dhe pastaj i bie edhe prodhimtaria”, ka thënë Kelmendi.