A do të ketë kategorizim pagash në sektorin shëndetësor?

11.11.2015 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A do të ketë kategorizim pagash në sektorin shëndetësor?

Paga e mjekut specialist në Kosovë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj.

Kjo pagë është lineare për të gjithë mjekët në gjithë sektorin publik shëndetësor.

Por, këtë gjë e kundërshtojnë ashpër mjekët, duke thënë se duhet të bëhet kategorizimi i pagave.

Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, thekson se ky fenomen duhet të ndryshohet.

“Nuk mendoj se është korrekte që pagat të jenë lineare. Nuk është e mundur që një mjek t’i ketë 400 operacione dhe tjetri asnjë dhe paga të jetë e njejtë. Pastaj pagat e profesionistëve shëndetësorë janë shumë të ulëta, sidomos nëse krahasohet me profesionistët e pjesës arsimore”.

“Nuk mundet i njejti njeri, siç jam unë, të ketë 6 orë ligjerata në Fakultetin e Mjekësisë dhe të marrë pagë 1100 euro, e njëkohësisht në QKUK t’i ketë 40 orë punë dhe të bëjë operacione pa u ndalur dhe të paguhet 600 euro. Është gabim që paga është lineare në sistemin e shëndetësisë”, tha Baftiu.

Ndërkaq, në Ministrinë e Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës thonë se me hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave, do të rregullohet edhe kategorizimi i pagave për mjekët e sektorit publik.

Izet Sadiku, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, thekson se kjo çështje do të rregullohet me Ligjin e pagave.

“Sistemi linear i pagave favorizon ata që nuk janë shumë punëtorë në krahasim me mjekët që punojnë shumë. Por, mendoj se me Ligjin e pagave kjo çështje do të rregullohet dhe mbase kjo do të zgjidhet pas krijimit të fondit të sigurimeve shëndetësore, pasi që mjekët do të paguhen në bazë të performancës së punës që tregojnë”.

“Kjo ka qenë edhe një nga arsyet që ka shkaktuar veprime të padëshirueshme, sidomos në ato profesione që janë deficitare në Kosovë. Ne duhet të krijojmë kushte që t’i stimulojmë mjekët më shumë, dhe paga të mos jetë uniformë”.

Ndryshe, si rezultat i pagave të ulëta dhe sistemit jo të mirë shëndetësor, vetëm për tre vjet nga Kosova në vendet e Bashkimit Evropian, kanë ikur rreth 400 mjekë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se punëtorët shëndetësorë duhet të kenë vlerësim real, ne mënyrë që të stimulohet puna e tyre.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet Ligji për pagat në sektorin e shëndetësisë, sidomos pasi që janë nivele të ndryshme të shërbimeve. Kjo gjë duhet të rregullohet, pra të bëhet kategorizimi i pagave. Kjo është edhe kërkesë e Bashkësisë Evropiane”.

“Hulumtimet që i kemi bërë ne, njëra nga arsyet e ikjes së mjekëve nga Kosova është paga e pamjaftueshme, sidomos te ata të lëmit të kirurgjisë, emergjencës, mjekimit intenziv”, tha Syla.

Sidoqoftë, gjatë anketimeve nga organizata të ndryshme që u janë bërë mjekëve, del se një mjek specialist ka kërkuar ta ketë pagën e një deputeti, në mënyrë që të punojë vetëm në sektorin publik.

Ndryshe, 120 deputetë të Kuvendit të Republikës se Kosovës, marrin pagë mujore mbi 1500 euro në muaj, derisa gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre.

Pagat mujore në Kosovë për shtresat tjera të popullsisë sillen nga 130 deri në mbi 400 euro me përjashtime./REL

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Kemi nevojë për një politikë që bashkon, e ardhmja s’u përket atyre që përçajnë

Abdixhiku: Kemi nevojë për një politikë që bashkon, e ardhmja s’u përket atyre që përçajnë

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Për muaj e kam vërejtur zhgënjimin te qytetarët

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Për muaj e kam vërejtur zhgënjimin te qytetarët

LDK alarmon për “sulm kibernetik”: Po përdoren profile të automatizuara për propagandë

LDK alarmon për “sulm kibernetik”: Po përdoren profile të automatizuara për propagandë

KEK: Njësia A4 e TC Kosova A rikthehet në operim

KEK: Njësia A4 e TC Kosova A rikthehet në operim

SHBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

SHBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Zgjedhjet e parakohshme dhe mungesa e Kuvendit funksional, marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në rrezik implementimi

Zgjedhjet e parakohshme dhe mungesa e Kuvendit funksional, marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në rrezik implementimi

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Sokol Haziri zgjidhet kryetar i Aleancës në Gjilan

Sokol Haziri zgjidhet kryetar i Aleancës në Gjilan

Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqipërisë në integrime – më trishton që sot s’është

Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqipërisë në integrime – më trishton që sot s’është

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

S’ishte në kongresin e partisë, deklarohet Avdullah Hoti

S’ishte në kongresin e partisë, deklarohet Avdullah Hoti

Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë

Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si anëtarë të ardhshëm të BE-së: Po bëhet shumë punë që kjo të ndodhë

Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si anëtarë të ardhshëm të BE-së: Po bëhet shumë punë që kjo të ndodhë