A do të diskutohet Asociacioni më 27 shkurt? Kurti: S’duhet t’i përmbahemi interesit të Serbisë

E publikuar: 21/02/2023 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti pret progres në bisedimet me Serbinë, përpara takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel.

Kurti tha sot para gazetarëve se shumëçka do të varet nga ndërmjetësit.

Ne presim që edhe të ketë diskutime të mëtutjeshme, edhe të ecet përpara mbi bazën e atij propozimi. Mirëpo, për gjëra të tjera nuk mund të flasim tani për shkak se jo pak varet nga fascilituesit apo ndërmjetësit. Domethënë, pas ditës së hënë do të mund të dimë më shumë se çka e kur”, tha Kurti, transmeton Exxpress.

I pyetur nëse do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, formimi i së cilit është bërë kërkesë eksplicite e SHBA-së, Kurti tha s’duhet t’i përmbahemi “interesit të njërës palë”.