Ajay Rochester është vënë në qendër të kritikave, pasi postoi një foto me të brendshme.
Aktorja, prezantuesja dhe ndonjëherë modelja australiane, 45 vjeç, është kritikuar sepse foton ia ka bërë djali i saj, Kai, 15 vjeç.
Shumëkush online thotë se është e tepërt t’i kërkosh djalit adoleshent që të të bëjë një foto, ndërsa ti je me të brendshme.
Prezantuesja thotë se fotoja nuk ka asgjë të keqe.
“Isha shtrirë dhe po qetësoja shpinën pas një aksidenti me makinë para pak kohësh. Kai më tha se mund të më bëjë një foto të mirë. Aty nuk duket asgjë. Isha thuajse e gjitha e mbuluar,” tha Ajay.