A do garojë Vjosa Osmani në zgjedhjet e ardhshme? Presidentja i’a lë në dorë qytetarëve të vendosin

E publikuar: 08/04/2026 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A do garojë Vjosa Osmani në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Presidentja

Presidentja Vjosa Osmani u pyet në Pressing  nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë pyetje, Osmani u përgjigj:

“Unë nuk e di kur do të mbahen zgjedhjet, por vendimin tim jam duke e marrë bashkë me qytetarët”.

Ajo tha se i pyet qytetarët “a e dëshironi Vjosa Osmanin të vazhdojë bashkë me ju në këtë rrugëtim?”, duke shtuar se ekziston vlerësim pozitiv i punës së bërë nga vetë ajo.

“Vendimin do ta marrë pas diskutimeve me qytetarët”, përfundoi Osmani.

Video: