Australia do të lëshojë për herë të parë më shumë se pesë milionë viza këtë vit. Ky nunër kaq i lartë përfaqëson vëllimin dhe madhësinë e sfidave politike të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton “Sydney Morning Herald”.
Numri në rritje i studentëve, turistëve dhe punëtorëve me vizat afatshkurtra do të thotë se 1.9 milionë të huaj do të jenë në vend në çdo kohë gjatë 2015-ës, sipas Michele Pezulo, kryetar i Departamentit të Imigracionit.
Numri i emigrantëve të përhershëm është në rritje. Këtë vit pritet të kalojë rekordin aktual të 185 mijë njerëzve emigrues të vitit 1969. Pezulo thekson se shpejt do të zhvendoset përbërja etnike e emigrantëve nga Evropa në Lindjen dhe Azinë Jugore.