Kur duhet të hiqni dorë nga tangat

E publikuar: 01/07/2015 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këto janë disa raste kur ju duhet t’i thoni jo tangave.
Nuk mbathni të brendshme pambuku

Materialet artificiale si najloni, e bllokojnë lagështinë. Pambuku mundëson qarkullimin e ajrit rreth vaginës, që ndihmon lëkurën tuaj të marrë frymë dhe të mirëmbajë aciditet që largon infeksionet vaginale.

Keni veshur një fund të shkurtër

Nëse fundi juaj ngritët lart kur uleni atëherë më mirë të dilni jashtë me bikini. Të uleni në vende publike me prapanicën jashtë mund t’ju kushtojë shëndetin tuaj pasi që mblidhmi viruset në çdo ulëse.

Jeni shtatëzënë dhe e prirur për infeksione

Shtatzënia kompromiton shëndetin dhe sistemin imunitar, andaj rrit mundësinë e infeksioneve vaginale.

Mbani jastëk sanitar

Jastëku sanitar, nëse nuk ndërrohet në kohë të caktuar, shton rrezikun e shumimit të baktereve. Çdo rritje e numrit të baktereve është lajm i keq për fshikëzën dhe vaginën tuaj.

Përdorni xhel dushi apo deodorant

Këto produkte nuk rekomandohen pasi që mund të kompromitojnë imunitetin tuaj, mund të çrregullojnë aciditetin natyral të vaginës me çka e pengojnë atë të pastrohet vetvetiu.

Keni rrjedhje

Dy nga pesë femra nën moshë 60 vjeçare kanë problem me rrjedhjen e fshikëzës, qoft nga aktiviteti sportiv apo nga mbajtja e gjatë e urinës. Qoftë edhe një pikë urinë të mbetet në mbathjet e brendshme, mund të shkaktojë iritim të lëkurës.

Nuk përdorni prezervativë dhe keni më tepër partnerë seksual

Ky fakt i rrezikshëm ju bën të prirur për infeksione vetvetiu. Të brendshmet tanga mund të shkaktojnë iritim shtesë me çka e rrisin mundësinë të fitoni Infeksion Seksualisht të Transmetueshëm.

Jeni e sëmurë

Që do të thotë se sistemi imunitar është veçmë i kompromituar dhe i zënë. Kjo gjë rrit rrezikun nga infeksionet prej baktereve të tjera që ndodhen në pjesën e poshtme të trupit tuaj. (KosovaLive360)