Petrit Gashi
Rritja e euro-skepticizmit viteve të fundit në Bashkimin Evropian sikur i ka mbushur mendjen shumë studiuesve, analisteve e burrështetasve se në të vërtet po fillon të bijë projekti me i madh evropian i bashkëpunimit dhe i forcimit politik. Jo vetëm kjo gjë, po vet kriza ekonomike botërore ka sjellë në pah shumë dobësi që bartë në vetvete ky bashkim shtetesh me karakter ekonomik e politik, e të cilat i kanë shtyrë edhe vet vendet e BE-së të mendojnë se çka po ndodhë me të vërtetë në këtë pjesë të botës.
Samiti i fundit i Këshillit Evropian hedhin ë pah shumë kundërshtime sa i përket funksionimit të BE-së dhe evoluimit të saj të mëtutjeshëm, ku Kriza e Greqisë, emigrantët e paligjshëm, referendumi në Britani për dalje nga BE-ja e shumë gjëra të tjera sikur po e sfidojnë të ardhmen normalë të Bashkimit Evropian.
Mirëpo më gjithë këtë katrahure të krijuar viteve të fundit dhe rritjes se euro-skepticizmit nuk është edhe kriza me e madhe të cilën a kaluar historia e ndërtimit të BE-së dhe zhvillimit gradual të saj. BE që nga fillimi ishte përballur nga sfida të tilla të mëdha të funksionimit por pas çdo sfide të madhe kishte dalë më e forte dhe me funksionale në bashkimin e ideve për një Evropë të bashkuar. Lë të shikojmë një arenë krizash që e kishin forcuar BE-në:
– Kur Charles de Gaulle kishte braktisur Komisionin për shkak të interesave të Francës aso kohë, rikthimi dhe ndërtimi i KEE-së ishte i fuqishëm dhe hapi rrugë për bashkëpunim të ri;
– Kur Britania e madhe ju bashkua KEE-së dhe që shihej si një kërcenim në aspektin e faktorizimit dhe marrjes së primatit në KEE, u themelua institucioni me i lartë vendimmarrës siç ishte Këshilli Evropian dhe u bënë zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian;
– Kur Margaret Thatcher si një zonje e hekurt bënte thirrje për pabarazi në Evropë, u rritë bashkëpunimi në fusha të ndryshme edhe me të medha;
– Kur Franca frikësohej nga bashkimi i Gjermanisë që do të sfidonte këtë komunitet u themelua Bashkimi Evropian ( Traktati i Mastrihtit) dhe u zgjerua me shtete të reja dukë arritur shkallën me të lartë të zhvillimit ekonomik;
– Kur dështoj Traktati Kushtetues mendohej se ky ishte fundi i BE-së, por realiteti ndodhi krejt ndryshe, BE gjeti alternativa të tjera të bashkëpunimit madje edhe duke tejkaluar krizën globale, duke forcuar nivelin vendimmarrës në institucione, duke zhvilluar politiken e jashtme dhe zhdukur pabarazitë në mes rajoneve.
Prandaj duke ju referuar ngjarjeve të sipërpërmendura mund të kolaudojmë se Bashkimit Evropian i ka ardhur koha e forcimit të tij institucional ku shtetet apo qeveritë për teket e tyre nuk mund të vënë kushte në çdo kohë dhe pa kurrfarë arsye. E vërteta është se kjo është vetëm një luftë politike për konsum të brendshëm sepse as Britania e Madhe as Greqia e as Italia nuk mund ta shohin vetën jashtë Be-së, dhe aq me pak qytetarët e këtij vendi. Arsyeja është e thjeshtë sepse asnjë qytetar i këtyre vendeve nuk mund ta shohë vetën të rikthehen vizat, të rikthehen doganat, të rikthehet burokracia dhe të ndalën investimet rajonale të cilat i ka BE-ja.
Prandaj përkundër të rritjes së euro-skepticizmit për konsum të brendshëm dhe me tendencë të kërcënimit të Bashkimit, mendoj se as Anglia e aq me pak Greqia mund të jetojnë pa pjesën tjetër të Evropës dhe Brukselin në përgjithësi. E vërteta është së kërcënimet ndaj Brukselit vetëm sa e forcojnë këtë dhe referendumet nuk do paraqesin rrezik për funksionimin BE-së, por do të humbnin kredibilitetin e qeverive përkatëse në shtetet të cilat tanimë po shkaktojnë problem dhe që në vazhdimësi kanë promovuar probleme të tilla. Prandaj rreziku që BE të shembët është ide e kaluar pa argumente të mirëfillta dhe nuk është në përputhje me realitetin se paku edhe për 50 vitet e ardhshme, dhe shtetet e vogla në Evropë faktorizimin e tyre mund ta gjejnë vetëm në Bruksel, në të kundërtën rrezikojnë të falimentojnë në një botë tepër te industrializuar e me fuqi të reja ekonomike.
Petrit Gashi – studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së