Aplikimi për Këshillin e Evropës pret MSA-në

28.06.2015 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aplikimi për Këshillin e Evropës pret MSA-në

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të vitit të kaluar në një nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës, pati deklaruar se në tre muajt e parë të vitit 2015 Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhure ende.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, thonë se Prishtina zyrtare nuk ka aplikuar ende në këtë mekanizëm, pasi fillimisht pritet të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Ardian Arifaj, këshillitar politik i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në drejtim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës janë bërë shumë konsultime dhe analiza për kohën se kur duhet të aplikojë Kosova në këtë mekanizëm evropian, por edhe në organizatat e tjera.

Arifaj thotë se Kosova i ka plotësuar kriteret për aplikim në Këshillin e Evropës.

“Është përcaktuar një renditje se si do të bëhet aplikimi për anëtarësim. Përparësi kemi MSA-në, dhe pasi të nënshkruhet MSA-ja, është një konfirmim jo vetëm për ne, por edhe në sytë e organizatave ndërkombëtare e shteteve që na përkrahin, se Kosova është duke ecur me hapa të mëdhenj e të sigurt drejt BE-së dhe e meriton edhe anëtarësimin në organizatat e tjera si Këshilli i Evropës”, thotë Arifaj.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE), pritet të finalizojnë së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, të njohur shkurt si MSA, Kosova do të fillonte vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Emrush Ujkani, njohës i proceseve integruese, konsideron se Kosova nuk duhet të vonohet për të aplikuar në Këshillin e Evropës.

Për më shumë, ai thotë se nuk duhet pritur as nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit me BE-në.

“Kemi të bëjmë me dy organizata të ndryshme, Bashkimi Evropian, si organizatë më vete dhe Këshilli i Evropës si organizatë më vete. Është e logjikshme që këto dy procese ndërlidhen mes vete, ose e plotësojnë njëra- tjetrën drejt anëtarësimit në BE, por nuk shoh ndërlidhje me faktin që ende nuk kemi Marrëveshjen për Stabilizim- Asociim dhe të mos jemi anëtare të Këshillit të Evropës”.

“Ka shumë shtete që janë anëtarësuar shumë më herët e MSA-në e kanë nënshkruar shumë më vonë”, vlerëson Ujkani.

Ai mendon se anëtarësimi i Kosovës në KE ka pasur mundësi të bëhet dhe më herët, pasi që, siç thotë, votat nga shtetet anëtare të KE-së që mbështesin Kosovën, kanë qenë të mjaftueshme.

“Kosova ka pasur mundësi për ta bërë një gjë të tillë shumë më herët për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, me faktin që kemi pasur numrin e votave të mjaftueshme në KE”, thekson Ujkani.

Por, Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, mendon ndryshe.

Ai thotë se institucionet e Kosovës, para se të aplikojnë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duhet të kenë siguri se do të pranohen në atë mekanizëm.

 “Nuk e di nëse kjo çështje lidhet me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Qeveria ka informatë se në rast se aplikon sot, mund të mos pranohet, andaj ata po presin për t’u siguruar që i kanë numrat për të pasur mundësi të aplikojnë. E rëndësishme është që të ketë një siguri për përkrahje dhe më pas të aplikohet”, konsideron Muharremi, transmeton rel.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kohë më parë kanë thënë se në periudhën kohore 2011-2014, Kosova është anëtarësuar në më shumë se 25 organizata ndërkombëtare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike