Kjo ishte atmosfera në Kuvend pasi s’u miratua themelimi i Speciales (video)

E publikuar: 26/06/2015 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës nuk arriti t’i votojë ndryshimet kushtuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, raporton KTV.

Me 75 vota për, 7 kundër, 2 abstenime Kuvendi nuk e miratoi këtë ndryshim të nevojshëm.

Menjëherë pas këtij votimi siç edhe është pritur ka pasur reagim nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtar. Është shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ai i cili ka thënë se jemi të zhgënjyer me vendimin e kuvendit.

“Por na mbetet ta respektojmë atë”, ka thënë Zhbogar.