Vjen një ilaç i ri që lufton kolesterolin

E publikuar: 26/06/2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltarët federalë shëndetësorë kanë shpallur rekomandimin për miratim përdorimi të një ilaç kolesteroli tepër shpresëdhënës, por duke paralajmëruar se më shumë të dhëna janë të nevojshme në lidhje me aftësinë e tij afatgjatë për të reduktuar goditjet në zemër.

Grupi i ekspertëve votoi 13 pro dhe 3 kundër që Administrata Për Ushqime dhe Barna (FDA) ta miratojë ilaçin injektues, të quajtur Praluent. Ilaçi duhet të përdoret vetëm për pacientë me nivele të larta kolesteroli të shkaktuar nga një çrregullim i trashëguar. Ekspertët thanë se donin të shihnin më shumë të dhëna nëse Praulent pakëson problemet me zemrën, para se ilaçi të përdoret edhe për këta pacientë.

Nëse FDA ndjek rekomandimet e grupit, ilaçi Praulent mund të miratohet për përdorim për një numër shumë më të të kufizuar njerëzish se sa shpresonin zhvilluesit e tij.

Praluent është pjesë e një grupi të ri barnash injektues që ulin kolesterolin më shumë se barnat statin, që janë përdorur për trajtimin standard të kolesterolit për më shumë se 20 vjet. Grupi i ekspertëve pritet të rekomandojë edhe një tjetër ilaç, Amgen, që mund të përdoret për të ulur kolesterolin për të mbrojtur pacientët nga goditjet në zemrës.

Barnat janë prodhim i firmave farmaceutike Sanofi dhe Regeneron, të cilat thanë se janë të kënaqura me vendimin. Ilaçet e reja mund të marrin miratimin e plotë nga Administrata Për Ushqime dhe Barna këtë verë.