Hoxhaj: Askush s’është i interesuar të jap pjesë të Kosovës

E publikuar: 25/06/2015 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së Enver Hoxhaj tha se në kuptimin politik kanë të bëjnë me shënjimin e vijës kufitare mes dy shteteve

Prandaj, siç tha ai, në këtë kuptim askush nuk mund ta shënjoj një kufi në mënyrë të njëanshme.

Ai theksoi se askush nuk është i interesuar as të dhurojë një pjesë të Kosovës, por askush nuk është i interesuar as ta pranoj një pjesë të territorit të Kosovës.
Hoxha shtoi se kufijtë e dikurshëm krahinor shndërrohen në kufij ndërshtetëror dhe vija kufitare me Malin e Zi ka një kontinuitet prej vitit 1945.

“Vija kufitare të cilën e ka përcaktuar Komisioni është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974”, tha Hoxhaj.

Po ashtu, sipas Hoxhajt shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është edhe në bazë të marrëveshjes së Ahtisaarit që është marrëveshje ndërkombëtare.