Vdes e mitura nga Podujeva, pasi bie nga traktori

E publikuar: 25/06/2015 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e rënies nga traktori të cilin ishte duke e vozitur një i afërm i saj.

Vajza kishte pësuar dëmtime të rënda trupore dhe si pasojë e kësaj ajo ka ndërruar jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Raportohet se i dyshuari mashkull duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Rasti në procedurë.