Rama thumbon Bashën: E vetmja fitore e tij, humbja më e thellë se e Berishës

E publikuar: 23/06/2015 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E vetmja fitore e Lulzim Bashës ishte që humbi më thellë se Sali Berisha. Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa konfirmoi fitoren e thellë të koalicionit të majtë të Aleancës për Shqipërinë Evropiane.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Aleanca e Majtë ka marrë mbështetjen e mbi një milion shqiptarëve.

“Aleanca jonë shkon mbi 1 milion vota! Oferta e re mbi 100 mijë minus nga 2013-a! Si duket e vetmja fitore e LB ishte që humbi më thellë se SB”, u shpreh Rama.