Këto janë përfitmiet nga marrëveshje e sotme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

23.06.2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këto janë përfitmiet nga marrëveshje e sotme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Në kuadër të dialogut ndërshtetërorë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, është arritur dhe nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të policave të sigurimit të automjeteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin dhe garantimin e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Byrove Evropiane. Kjo marrëveshje u nënshkrua në prezencë të përfaqësueses së lartë të BE-së znj. Federica Mogherini, dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, dhe kryeministrit të Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq.

Kjo marrëveshje e iniciuar me insistimin e madh të palës së Kosovës ka qenë pjesë e diskutimeve të vazhdueshme që nga fillimi i vitit 2013 dhe siç ka deklaruar ministrja për Dialog znj. Edita Tahiri, ky është edhe një hap drejt vendosjes së mirëfilltë dhe të civilizuar të sistemit të kalimeve kufitare në mes të dy shteteve asaj të Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë marrëveshje mundësohet njohja e ndërsjellë e sigurimeve të automjeteve të të dyja vendeve, ku automjetet e regjistruara në Kosovë do të mund të kalojnë në territorin e Serbisë me sigurimin MTPL, ndërsa automjetet e regjistruara në Serbi do të mund të kalojnë në bazë të sistemit të Kartonit të Gjelbër. Në këtë mënyrë hiqet edhe një barrierë e padrejtë drejt lirisë dhe lehtësisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu me këtë marrëveshje mundësohet vendosja e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Asociacionit të Siguruesve të Serbisë. Për më tepër, Byroja Kosovare e Sigurimeve avancon marrëdhëniet dhe qëllimin e saj drejt anëtarësimit në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës pasi që mundëson uljen e çmimeve të kalimeve kufitare me automjete në masë të madhe, ku në praktikë nënkupton të njëjtin sistem të kalimeve kufitare dhe të njëjtës tarifë që zbatohet me Republikën e Maqedonisë.

Po ashtu me këtë marrëveshje avancohet zbatimi i marrëveshjeve të Lirisë së Lëvizjes dhe Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM). Me këtë marrëveshje avancohet dhe mundësohet kontroll më i mirë nga policët, doganierët dhe agjencionet tjera kufitare të kufirit shtetëror të Kosovës.

Një nga të arriturat kryesore të kësaj marrëveshje është mundësia e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dyja vendeve pa barrierat e padrejta dhe shumë të kushtueshme. Në këtë mënyrë si shqiptarët e të dy anëve të kufirit, po ashtu edhe serbët do të jenë më të lirë dhe ta kenë më të lehtë thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve familjare. Kjo marrëveshje do të shërbej si një urë lidhje e qytetarëve, komuniteteve dhe shteteve në mes veti përkundër mentalitetit të urave ndarëse, u shpreh znj. Tahiri në takim.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kishte në përbërje z. Qemajl Marmullakaj, koordinator i çështjes së Sigurimeve, z. Rrahim Pacolli udhëheqës i delegacionit në nivelin teknik dhe kryetar i Asamblesë së Sigurimeve, dhe Faton Abazi drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet